Pjesë e kësaj konvente të Këshillit të Europës janë një sërë masash jo vetëm për parandalimin por edhe për një bashkëpunim më të gjerë. Aderimi në këtë konventë i krijon Shqipërisë mundësinë e futjes në një rrjet më të gjerë për këtë trafikim. Ky proces kërkon një bashkëpunim më të gjerë me shumë institucione, ku pikërisht Ministria e Kulturës ka filluar të ketë rolin e liderit, duke pasur bashkëpunimin e Policisë së Shtetit, Interpolit e organeve të tjera. “Do të vazhdojmë në këtë drejtim. Nëpërmjet kësaj konvente do të kemi një bashkëpunim shumë më të mirë me një sërë muzesh për identifikimin e artefakteve shqiptare që mund të kenë përfunduar në muze jo të nivelit kombëtar”, tha ministrja e Kulturës. Konventa detyron koleksionistët apo muzetë e vendeve të tjera t’i përgjigjen kërkesave të Shqipërisë për kthimin e artefakteve të saj. atsh