Ministria e Arsimit dhe Sportit njoftoi sot se institucionet arsimore do të jenë pushim më datë 27 nëntor 2023. Bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave “Për caktimin e ditës së hënë, datë 27.11.2023, ditë pushimi” e hëna do të jetë pushim në të gjitha institucionet arsimore në vend. Zëvendësimi i kësaj dite do të bëhet në një nga ditët e pushimit, brenda 3-mujorit të parë të vitit pasardhës, sipas përcaktimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave.