Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEARSIMMAS, hapa për nxitjen e pasionit të leximit që tek fëmijët e...

MAS, hapa për nxitjen e pasionit të leximit që tek fëmijët e vegjël

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi e pranishme në hapjen e Panairit të Librit 2022, theksoi se duhet të mobilizohemi jo vetëm me një panair në vit, por me shumë aktivitete të tjera, në mënyrë që t’i tërheqim të rinjtë, të rejat, fëmijët drejt librit dhe leximit. Kushi e pranishme në këtë panair shoqërohej nga një grup shumë i madh nxënësish dhe mësuesish nga të gjitha shkollat e Tiranës për të përcjellë një mesazh dhe një ftesë për të gjithë nxënësit e tjerë, prindërit e tyre, mësuesit, jo vetëm nga Tirana por nga gjithë Shqipëria që të vijnë dhe ta vizitojnë këtë panair. “Unë mendoj që një panair nuk mjafton për të nxitur tek të rinjtë tek fëmijët, tek e gjithë shoqëria dëshirën dhe pasionin për librin. Sepse sidomos sot, në ditët që jetojmë, ku tërheqja pas teknologjisë, telefonit, iPadit, rrjeteve sociale është shumë e madhe. Sfida është shumë e madhe që të nxisin pasionin tek të rinjtë, por nuk është e pamundur”, u shpreh Kushi. Ajo tha se, ne në MAS e kemi vendosur këtë prioritet dhe kemi ndërmarrë një sërë hapash pikërisht që të nxisim këtë pasion që tek fëmijët e vegjël, që në klasat e para. “Sot të gjitha shkollat e reja që janë rindërtuar edhe pas tërmetit kanë hapësira të mrekullueshme të bibliotekave. Dhe jo thjesht salla që kanë aty disa rafte e libra, karrige e tavolina, por salla të mbushura plot me nxënës e mësues, që të gumëzhijnë nga nxënësit që marrin e lexojnë librat të rinj”, u shpreh ministrja. Ministrja tha se, ne çdo vit kemi një buxhet të dedikuar për të pasuruar bibliotekat e shkollave tona. Këtu në fakt unë kërkoj bashkëpunimin e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, sepse ne vitin e kaluar ngritëm një bord të pavarur për të përzgjedhur titujt, por sot kur ka shumë tituj të rinj, është vërtetë një sfidë, është shumë e vështirë që ne të përzgjedhim titujt më të mirë që përshtaten me kurrikulat tona, por përshtaten edhe me kohën. Kështu që unë do të kërkoja bashkëpunimin tuja për të gjetur një metodologji të re se si ne të pasurojmë bibliotekat e shkollave me tituj të rinj, jo vetëm libra artistikë, por edhe didaktikë apo shkencorë. Kushi theksoi se, ne çdo vit organizojmë olimpiada kombëtare. Më vjen kaq mirë t’ju them që olimpiada që ka numrin më të madh të pjesëmarrësve është olimpiada e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. “Jam e bindur që këtë vit do të shoh edhe më shumë nxënës që janë jo thjesht lexues, por edhe botues”, përfundoi Kushi.https://ata.gov.al/2022/11/16/kushi-mas-hapa-per-nxitjen-e-pasionit-te-leximit-qe-tek-femijet-e-vegjel/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments