A është “Mary Poppins” nje film me permbajtje raciste? Kështu duket se mendon Këshilli Britanik i Klasifikimit të Filmit, i cili sapo ka ndryshuar udhëzimet për klasikun e madh të vitit 1964, sipas të përditshmes italiane “Corriere della Sera”.
Sipas Këshillit filmi mund të ndiqet nga fëmijët vetëm nëse ata janë të shoqëruar, për shkak të gjuhës diskriminuese. Dhe cila është arsyeja pse fëmijët duhet të mbikëqyren, ndërkohë që ata mrekullohen nga bëmat fantastike të dados që luan Julie Andrews? Fjala “Hottentots”, një term racor, qe përdoret për t’iu referuar popujve Khoikhoi të Afrikës së Jugut dhe Namibisë, permendet dy herë gjatë filmit, veçanërisht nga Admirali kur gjendet përballë dy protagonistëve të vegjël me fytyrat e tyre të ndotura nga bloza.
Termi, me sa duket, është fyes dhe madje ka potencialin për t’i ekspozuar fëmijët ndaj një gjuhe ose sjelljeje diskriminuese që mund t’u duket stresuese ose e përsëritur pa e kuptuar potencialin e tij për ofendim. Nëse kjo fjalë do të ishte dënuar, ata do të kishin qenë më të butë në klasifikim. Por, meqë nuk ishte kështu, e gjora Mary Poppins shkaktoi zemërimin e rojeve moderne të korrektësisë politike.
“Megjithëse Mary Poppins ka një kontekst historik, përdorimi i gjuhës diskriminuese nuk dënohet dhe në fund i tejkalon udhëzimet tona për nje gjuhë të pranueshme në nivelin “për të gjithë””, tha Keshilli. “Prandaj vlerësuam se filmi duhet të ndiqet nga ‘fëmijë të shoqëruar’ për shkak të gjuhës diskriminuese, sipas Këshillit Britanik të Klasifikimit të Filmit.