Sonda kineze ‘’Zhurong’ ka zbuluar prova se uji i lëngshëm ka vazhduar në Mars shumë më gjatë sesa besonin më parë shkencëtarët, sipas një raporti.
‘’Analiza e të dhënave tregon aktivitet të konsiderueshëm ujor në Mars që daton afërsisht 750 milionë vjet më parë, duke e zgjatur historinë e lagësht të Marsit me disa qindra milionë vjet’’, deklaroi Instituti i Gjeologjisë dhe Gjeofizikës i Akademisë Kineze të Shkencave.
“Trashësia uniforme dhe vazhdimësia e sedimentit përjashtojnë mundësinë e shpërthimeve vullkanike ose proceseve të nxitura nga era. I vetmi shpjegim i arsyeshëm është se kjo zonë ishte në një mjedis sedimentar ujor në atë kohë, i ngjashëm me një det të cekët ose një liqen të madh”, tha Liu Yike, autori kryesor dhe korrespondent i studimit.
‘’Zhurong’’, i cili u ul në Mars në maj 2021 dhe udhëtoi gati 2 kilometra (1.2 milje) para se të përfundonte misionin e tij në maj 2022, zbuloi gjithashtu sedimente me shtresa të holla në përputhje me depozitimin me bazë uji.





