Avionët e gjuetisë së nëndetëseve do të fluturojnë nga Skocia, duke patrulluar në Atlantikun e Veriut, ndërsa aleatët i përgjigjen kërcënimit në rritje nga Rusia.
Dhe gjiganti gjerman i armëve “Rheinmetall” do të hapë një fabrikë që do të prodhojë tyta armësh artilerie duke përdorur çelik britanik.
Marrëveshja e “Trinity House” BM-Gjermani është një shenjë e përpjekjeve të qeverisë për të krijuar marrëdhënie të ngushta me aleatët evropianë, veçanërisht në masat e mbrojtjes dhe sigurisë.
Kryeministri britanik, Keir Starmer dëshiron të “rivendos” marrëdhëniet me aktorët kryesorë të Bashkimit Evropian dhe marrëveshja e mbrojtjes është shtylla e parë në një traktat më të gjerë të planifikuar BM-Gjermani.
Marrëveshja do të ndihmojë që aleatët e NATO-s të punojnë së bashku në prodhimin e armëve goditëse me rreze të gjatë që mund të shkojne me larg se se raketat ekzistuese të Britanisë së Madhe “Storm Shadow”.