Përfaqësuesit e Parlamentit dhe Këshillit Evropian kanë arritur të mërkurën marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën. “Të mërkurën ekipet negociuese të Parlamentit dhe Këshillit arritën marrëveshjen e shumëpritur për liberalizimin e vizave për Kosovën”, thuhet në njoftimin për media të Parlamentit Evropian. Më 30 nëntor, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së ishin pajtuar për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian. Në emër të PE-së negociata i ka zhvilluar raportuesi për liberalizim të vizave për Kosovën, Thijs Reuten nga Holanda. “Heqja e vizave do të hyjë në fuqi kur sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, të jetë funksional, në çfarëdo rasti jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024”, thuhet në këtë njoftim. Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në këtë zonë. “Më në fund qytetarët e Kosovës do të jenë në gjendje të udhëtojnë për pushime, vizita familjare apo për arsye biznesi në BE, pa pasur nevojë të aplikojnë për viza. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të këtij vendi”, tha Reuten. Tani marrëveshja duhet të votohet në Komisionin për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme (LIBE) në Parlamentin Evropian, e më pas edhe në seancën plenare. Pas kësaj konfirmohet nga Këshilli i BE-së. Kjo marrëveshje konsiderohet sukses i Presidencës Çeke të Bashkimit Evropian.https://ata.gov.al/2022/12/14/parlamenti-dhe-keshilli-i-be-se-arrijne-marreveshje-per-liberalizimin-e-vizave-per-kosoven/
Per informacionet me te fundit klikoni:
Subscribe kanalin tone ne: youtube@Mhttps://https://www.youtube.com/channel/UCWwrJDjETE4qQxY8t6DPb5g
Web@https://meteoalb.com/
Facebook@https://www.facebook.com/meteoalb/
Facebook@https://www.facebook.com/meteoalb.moti/
Instagram@https://www.instagram.com/moti.meteoalb/
APPI@https://play.google.com/store/apps/details?id=com.meteoalb.app
APPI@https://apps.apple.com/us/app/meteoalb/id1633817605