Memorandumi është nënshkruar nga sekretari i MKRS, Xheladin Krasniqi, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi dhe drejtori i CHwB Kosova, Sali Shoshi.

Muzeu “Nënë Tereza” në Prizren, paraqet një përpjekje arkitektonike të shkëlqyer për përdorimin e hapësirës në një mjedis të kufizuar, tashme i kthyer ne një pikë referimi në qytet. I vendosur përballë Katedrales katolike të Prizrenit, muzeu ka edhe një lidhje emocionale e historike me vendin, pasi aty janë kurorëzuar prindërit e Nënë Terezës. Ndërsa, muzeu shfaq thjeshtësi në formën e tij të jashtme, ai shfaq po ashtu edhe një pasuri të brendshme hapësinore. Përdorimi i dritës nga lart dhe lëvizja e volumeve vertikalisht dhe horizontalisht, bëjnë që objekti të duket më i madh dhe të ofrojë një përvojë mahnitëse për vizitorët.