Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi priti në një takim zëvendësministrin e Arsimit dhe Çështjeve Fetare të Greqisë, Evangelos Syrigos dhe Ambasadoren e Greqisë në Shqipëri, Sophia Philippidou.
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth finalizimit së shpejti të marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe gradave shkencore të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të autorizuara. Ministrja Kushi nënvizon se gjatë diskutimit ajo ka theksuar gjithashtu edhe vëmendjen e posaçme që Ministria e Arsimit dhe Sportit po i kushton shkollave të minoritetit grek në lidhje me kurikulat, programet, tekstet mësimore, si dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore.https://ata.gov.al/2022/07/30/kushi-marreveshje-e-re-per-njohjen-e-diplomave-dhe-gradave-shkencore-me-greqine/