Marrëveshja u nënshkrua, në Tiranë nga Presidenti i Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB), Bledar Shella dhe Nicolas Marquier, Menaxheri Rajonal për Ballkanin Perëndimor, i Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC).
Ky bashkëpunim fokusohet në gjashtë fusha kryesore për të ndërtuar një sistem financiar më të fortë dhe më gjithëpërfshirës në Shqipëri:
Thjeshtimi i procesit të identifikimit digjital dhe e-KYC: Mbështetja e adoptimit të praktikave elektronike “Njih klientin tënd” (e-KYC) për të përmirësuar autentifikimin e përdoruesve dhe menaxhimin e rreziqeve.
Avancimi i Open Banking: Identifikimi i mundësive me ndikim për zhvillimin e Open Banking dhe ofrimi i asistencës teknike për të mundësuar integrim më të mirë dhe përvoja më të mira për klientët.
Promovimi i pagesave pa para (cashless): Ndarja e praktikave më të mira ndërkombëtare për të rritur adoptimin e sistemeve të pagesave pa para dhe të menjëhershme, duke rritur njëkohësisht edukimin financiar.
Forcimi i sigurisë kibernetike: Rritja e ndërgjegjësimit mbi rreziqet e sigurisë kibernetike dhe mbështetja e sektorit financiar në adoptimin e praktikave të sigurta.
Shfrytëzimi i teknologjisë cloud: Fuqizimi i sektorit financiar në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së të dhënave.