Sunday, October 20, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREMarrëveshje bashkëpunimi mes Muzeut “Marubi” dhe arkivit fotografik më të vjetër në...

Marrëveshje bashkëpunimi mes Muzeut “Marubi” dhe arkivit fotografik më të vjetër në botë

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” mikpriti Giorgio van Straten, president i Fondazione “Alinari per la Fotografia” dhe Claudia Baroncini, drejtoreshë e këtij institucioni.

Ata u njohën me muzeun, mbajtën një bisedë me temë: “Jeta e re e arkivit fotografik më të vjetër në botë”, si dhe u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.

Drejtuesit e Fondacionit Alinari gjatë qëndrimit të tyre në Shkodër prezantuan arkivin fotografik më të vjetër në botë, ndërkohë që fotografi të panjohura për publikun me pamje të Kalasë Rozafa që mbajnë autorësinë e Kel Marubit, janë sot pjesë e këtij arkivi.

Giorgio van Straten dhe Claudia Baroncini patën mundësinë gjithashtu të vizitonin kalanë e Rozafës, ku u njohën me një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë dhe objektin kryesor turistik në qytetin e Shkodrës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments