Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me bashkinë e Durrësit, që synon riintegrimin e të dënuarve në komunitet.
Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, i cili e ka nënshkruar marrëveshjen me kryetaren e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sakon.
“Përmes këtij partneriteti synojmë t’i krijojmë mundësi të dënuarve për t’u riintegruar me sukses në shoqëri, duke i ofruar mbështetje konkrete në fusha si punësimi dhe formimi profesional”, shkruan Qose.
Qose nënvizon më tej se ky është një angazhim i përbashkët për një të ardhme më të sigurt, ku çdo individ ka mundësinë të rikthehet dhe të japë kontributin e tij në komunitet.
“Falënderoj Bashkia Durrës për mbështetjen dhe përkushtimin në këtë nismë të rëndësishme”, shkruan Qose.