Mario Banushi vë në skenë shfaqjen “Mami” në Finlandë

0
3

Regjisori dhe aktori 27-vjeçar shqiptar, Mario Banushi, do të paraqesë në skenën e Teatrit të qytetit finlandez Espo, shfaqjen e tij më të fundit “Mami”, kushtuar nënave.

Pavarësisht se ku përgatiten dhe shfaqen, veprat e tij origjinale titullohen plotësisht ose pjesërisht shqip: “Pranvera”, “Goodbye Lindita”, “Taverna Mirësia Mario Bella Anastasia”, “Mami” etj.

Mario Banushi ka lindur në Shqipëri dhe është rritur në Greqi. Veprat e tij tashmë janë shfaqur në disa shtete evropiane si Greqi, Shqipëri, Itali, Francë, Gjermani etj.

Pavarësisht moshës së tij të re, Mario Banushi ka bashkëpunuar tashmë me artistë të njohur grekë me aktivitet ndërkombëtar. Ai ka punuar si asistent i artistit të njohur Euripid Laskaridis në performancën THIRÍO (Bienalja e Athinës, 2018). Në vitin 2020, ai drejtoi Pranverën, filmin e tij të parë të shkurtër i cili u prezantua në TIFF (Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Tiranës). Mario është diplomuar në Shkollën e Dramës të Konservatorit të Athinës (2020) dhe arsimi i tij është zgjeruar përmes seminareve dhe punëtorive rreth teatrit dhe vallëzimit. Në vitin 2018, ai mori pjesë në punëtorinë “Commedia dell’Arte”.

Në skenën eksperimentale të Teatrit Kombëtar ai ka vënë “Goodbye Lindita”. Vepra e tij e tretë “Taverna Mirësia Mario Bella Anastasia” e cila shënon kapitullin përfundimtar të një trilogie, u shfaq në korrik 2023 në Festivalin e Athinës dhe Epidauros