Përsa i përket; Republikës së MV do të PARAQITET në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme; kjo do të bëjë që orët e paradites të dominohen nga kthjellime të shpeshta dhe vranësira të pakta KU më të theksuara kthjellimet do të jenë në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore të territorit të MV; Të njëjtat kushte meteorologjike do të na shoqërojnë deri vonë në pasdite; Kur pritet që vranësirat të shtohen në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut; duke sjellë rrebeshe shiu si edhe dëborë në zonat e thalla malore; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 2°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Kumanovës deri në 15°C vlera maksimale në rang vendi. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites POR deri e fortë pasdite; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 75 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor.



