Gjatë paradites; Maqedonia e Veriut do të paraqitet nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në të gjithë terriorin, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat Perëndimore dhe Jugore. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin; Parashikohet që vranësirat më të fokusuara të jenë në zonat Lindore të Maqedonisë së Veriut; duke rrezikuar shira të dobët e lokalë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ohërit deri në 19°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë lehtë dhe mesatare; duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.



