Pjesa e parë e ditës në  Maqedonin e Veriut pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin vranësira të shpeshta duke gjeneruar reshje shiu të cilat në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore do të jenë në formë shtrëngate; Parashikohet që vranësirat dhe shirat të mbeten prezent edhe në pjesën e dytë të ditës në të gjithë territorin e republikën e Maqedonisë së Veriut POR intensiteti  i tyre do të jetë i ulët; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 6°C temperatura më e ulët deri në 17°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë mesatare gjatë gjithë ditës; duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.