Pjesa e parë e ditës; në Maqedonin e Veriut do të jenë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje në të gjithë territorin KU më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore; PO ashtu; orët e pasdites dhe në vijim; do të mbeten me vranësira dhe reshje shiu e dëborë POR në sasi të pakta; Mbrëmja vonë do të përmirësojë dukshëm  kushtet atmosferike në të gjithë territorin e MV; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 0°C temperatura më e ulët deri në 16°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.