Europa Juglindore është përfshirë nga masa ajrore me origjinë Veriore duke bërë që edhe Republika e Maqedonisë së Veriut të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të ulëta gjatë orëve të paradites POR orët e pasdites dhe në vijim; do të kenë kalime vranësirash të shpeshta KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Verilindore dhe Lindore POR nuk priten reshje; Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat minimale POR rriten lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -3°C temperatura më e ulët deri në 11°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë e fortë; duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 75 km/h nga drejtimi Juglindor.