16 Shtatori do të jetë dita kur hyn në fuqi marrëveshja e nënshkruar me qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për njohjen reciproke të Operatorëve Ekonomik të Autorizuar-Autorizimet për sigurinë dhe mbrojtjen. Njoftimin e ka dhënë pak ditë më parë, sekretari i Përgjthshëm i Ministrisë për Europen dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë. Janë tetë kompanitë e para shqiptare që përfitojnë nga kjo marrëveshje e rëndësishme, të fushës së prodhimit dhe eksportit, të tregtisë dhe distribucionit, të tregtimit të makinave apo edhe të fushës së ndërtimit dhe të grumbullimit të frutave dhe perimeve. Operatori Ekonomik i Autorizuar, sipas ligjit, është një status i lëshuar për “tregtarët me besueshmëri”, të cilët mund të përfitojnë nga shumë thjeshtime doganore. Sipas Kodit Doganor Shqiptar, janë dy lloje statusi për OEA që mund të lëshohen: “OEA-D për thjeshtime doganore: nënkupton një operator ekonomik të autorizuar për thjeshtësime doganore; “OEA-S për sigurinë dhe mbrojtjen- nënkupton një operator ekonomik të autorizuar për lehtësira në kontrolle doganore. Janë të shumta përfitimet e statusit të Operatorëve ekonomikë të autorizuara, midis të cilave një trajtim më i favorshëm në lidhje me vlerësimin e riskut dhe kontrollet, më pak kontrolle fizike dhe të dokumentacionit në krahasim me operatorët ekonomikë të tjerë; trajtim prioritar dhe njoftim prioritar në rast seleksionimi për kontroll doganor ; mundësi për të kërkuar hapësira specifike përveç zyrave doganore për kontrollet e doganës. Një operator i tillë përfiton lehtësira në kontrolle gjatë hyrje – daljeve të mallrava në territorin shqiptar. Administrata Doganore Shqiptare ka vënë në zbatim statusin OEA sipas standardeve ndërkombëtare dhe për këtë qëllim është nënshkruar një Marrëveshje për Njohje të Përbashkët me shtetet e CEFTA-s me kusht bazën ligjore dhe zbatimin në përputhje me BE – në, ku palët në CEFTA informojnë njëra-tjetrën në lidhje me identitetin e OEA-ve Statusi i OEA-ve është adoptuar fillimisht në kuadrin e Partneritetit Doganë-Biznes nga Organizata Botërore e Doganave (WCO) në vitet 2000 ; OEA ka hyrë në fuqi në BE në Janar 2008; Me “Kodin Doganor të Bashkimit Europian” që ka hyrë në fuqi më 1 Maj 2016, statusi i OEA është përforcuar dhe ka përfituar nga thjeshtime të reja.https://lajme.rtsh.al/artikull/njihen-operatoret-ekonomike-te-shqiperise-maqedonia-e-veriut-i-hap-driten-jeshile-bizneseve-shqiptare-
Maqedonia e Veriut i hap dritën jeshile bizneseve shqiptare
RELATED ARTICLES