Maqedonci tha se Kosova vazhdon të ketë konfirmimin që ushtria amerikane do të jetë në kuadër të KFOR-it.
“Përveç prezencës ushtarake amerikane në kuadër të KFOR-it ne jemi të interesuar dhe po vazhdojmë që të diskutojmë me SHBA-në për prezencë ushtarake amerikane edhe jashtë mandatit të KFOR-it, pra në aspektin bilaterial, duke qenë pjesë e aktiviteteve të përbashkëta me FSK-në në Kosovë”, tha ai, duke përmendur këtu trajnime dhe dhënien në shfrytëzim të hapësirave për, siç tha, qëllimet e përbashkëta strategjike.
Çështja e rishqyrtimit të pozicionit të Uashingtonit në Evropë ka nisur të qarkullojë pas deklaratave të bëra nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, në shkurt, kur ka thënë se evropianët nuk mund të presin që prezenca ushtarake amerikane në kontinent do të zgjasë përgjithmonë.
Nga afër 100.000 trupa amerikane në Evropë, 600 prej tyre janë në Kosovë në kuadër të KFOR-it, që në total i ka rreth 4.600 pjesëtarë.
Ditë më parë, Departamenti amerikan i Mbrojtjes i ka thënë Radios Evropa e Lirë se tani për tani nuk ka ndonjë ndryshim të planifikuar sa i përket pozicionit të forcave të tyre.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar mbështetje të vazhdueshme për strukturat e mbrojtjes dhe sigurisë së Kosovës, duke ofruar trajnime për pjesëtarët e strukturave të sigurisë, kanë mbështetur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, por edhe kanë dhuruar pajisjeve të ndryshme ushtarake