Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAManushaqja e Kerauneve, lulja e vargmaleve të Llogorasë e Karaburunit

Manushaqja e Kerauneve, lulja e vargmaleve të Llogorasë e Karaburunit

Manushaqja e Kerauneve (Viola acroceraunensis) është një bimë endemike, e përhapur kryesisht në vargmalet e Kerauneve (Parku Kombëtar Llogora dhe RNM Karaburun), nga ku ka marrë edhe emrin. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura solli sot detaje për këtë lule endemike, pjesë e pasurisë së biodiversitetit të florës shqiptare. Ajo gjendet kryesisht në lartësi 900 – 2000 m mbi nivelin e detit.

Manushaqja e Kerauneve lulëzon përgjatë muajve mars-prill, duke arritur një madhësi prej rreth 1.5 cm, në ngjyrë vjollcë të errët. Rritja e numrit dhe sipërfaqes së zonave të mbrojtura dhe parqeve kombëtare ka krijuar kushtet e duhura për ruajtjen dhe evidentimin e këtyre vlerave autentike. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments