Saturday, April 12, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREManovra të përbashkëta ushtarake

Manovra të përbashkëta ushtarake

Bullgaria dhe SHBA-ja nisën sot manovrat e përbashkëta ushtarake të fokusuara në verifikimin dhe testimin praktik të procedurave kombëtare për zbulimin e materialeve bërthamore dhe radioaktive në pikat kufitare, TANGRA TTX. Manovrat do të zgjasin deri më 9 shtator dhe organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, në bashkëpunim me Institutin për Kërkime Bërthamore dhe Energji Bërthamore (INNRE) pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Zëvendësministri i Jashtëm dhe zëdhënësi i Ministrisë Kostadin Koxhabashev, ambasadori i SHBA-së në Bullgari, Herro Mustafa dhe drejtori i INNRE-së Assoc. Laçezar Georgiev njoftuan sot fillimin e manovrave ushtarake. “Siguria bërthamore është e një rëndësie të madhe për çdo vend dhe gatishmëria e shtetit për të zbuluar dhe penguar në mënyrë efektive transportin e paligjshëm të materialeve bërthamore dhe radioaktive përmes aeroporteve, porteve dhe kufijve tokësorë, padyshim luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e integritetit të kufijve shtetërorë dhe sigurisë së shteteve”, theksoi Koxhabashev. “Koordinimi dhe bashkëpunimi mes vendeve në këtë fushë nuk është më pak i rëndësishëm”, shtoi ai. Duke vënë në dukje se Bullgaria dhe Shtetet e Bashkuara janë miq, partnerë dhe aleatë, ambasadori Mustafa nënvizoi lidhjet e forta mes dy vendeve në fushën e ekonomisë, sigurisë dhe kulturës. Si partnerë ata përmirësohen së bashku, tha ajo, duke shtuar se stërvitja demonstron angazhim të përbashkët për të përmirësuar sigurinë kombëtare.http://ata.gov.al/2022/09/07/sofje-bullgari-shba-manovra-te-perbashketa-ushtarake-per-zbulimin-e-materialeve-berthamore-dhe-radioaktive-ne-kufijte-shteterore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ