Saturday, October 19, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREMangalemi, vlerat e papërsëritshme në artin e ndërtimeve

Mangalemi, vlerat e papërsëritshme në artin e ndërtimeve

Berati ruan vlera të papërsëritshme në fushën e ndërtimeve popullore, krijimtari që formulon tërësinë e qytetit-muze. Drejtoria rajonale e trashëgimisë kulturore Berat solli disa të dhëna në lidhje me lagjen e famshme Mangalem të qytetit të mbrojtur nga UNESCO. Kompleksi i lagjes “Mangalem” është gur i çmuar në artin e ndërtimeve, në të cilën kompozimi harmonik i shtëpive ka arritur një nivel të lartë. Lagjja ka formën e një piramide elegante që imiton siluetën e kodrës, në majën e së cilës është ngritur kështjella.

Sipas DRTK Berat, Mangalemi, kaq i madh në volum aq sa delikat në kompozimin e tij, karakterizohet nga një transparencë intensive për shkak të numrit të madh të dritareve, nga e cila merr emrin “qyteti i një mbi një dritareve”. Rrugicat e këtyre lagjeve karakteristike të Beratit, janë të shtruara me kalldrëm, ku mjeshtërit beratas punimin e gurit ua kanë lënë trashëgim brezave më të rinj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments