Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro deklaroi se ishte i gatshëm të rindërtonte marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas vendimit të qeverisë së Joe Biden për të lehtësuar disa nga sanksionet kundër naftës, gazit dhe arit të Karakasit.
”Të kthejmë faqen, të rindërtojmë një marrëdhënie respekti dhe bashkëpunimi. Ky është mesazhi im për ata që janë në pushtet dhe për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Maduro.
”Venezuela, me këto marrëveshje dhe këto vendime të marra, hyn sërish me forcë në tregun e naftës dhe gazit, duke u rifutur gradualisht në treg”, shtoi ai.
”Unë u them Shteteve të Bashkuara të Amerikës se ne gjithmonë kemi dashur dhe duam marrëdhënie respekti në diversitet”, përfundoi Maduro.