Tuesday, April 8, 2025
HomeMJEDISManastiri i Shën Dhimitrit në Qeparo

Manastiri i Shën Dhimitrit në Qeparo

Fshati Qeparo, 13 kilometra në jug të Himarës, është një prej destinacioneve turistike me një kombinim perfekt të detit dhe malit. Turistët të cilët zgjedhin të kalojnë pushimet verore në jug të vendit, mund të vizitojnë edhe Manastirin e Shën Dhimitrit. Objekti kishtar konsiderohet një perlë e arkitekturës dhe trashëgimisë kulturore. Manastiri i Shën Dhimitrit ndodhet në fshatin e poshtëm të Qeparoit, me mure të bardha dhe i rindërtuar ashtu si dhe kisha me të njëjtin emër. Manastiri është ndërtuar brenda një ansambli ku ndodhet ndërtesa e shkollës dhe e personelit të kishës. Manastiri i Shën Dhimitrit është ndërtuar në formën më të plotë rreth viteve 1730. Ikonostasi prej druri, me figura engjëjsh dhe gjethe akanthi i kishës, përbëjnë një pasuri kulturore të fshatit por që sipas DRTK Vlorë, pjesërisht është grabitur prej vizitorëve trafikantëve ilegalë po edhe “ruajtësve të monumenteve kulturore”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ