Një rikujtesë për të gjitha zonjat dhe gratë që të tregojnë kujdes për veten dhe shëndetin e tyre, në çdo periudhë të vitit.
Ministrja Koçiu bën thirrje që ato të “mos i dorëzohen inercisë”.
“Disa këshilla praktike që gjithsecila mund të përpiqet t’i kthejë në pjesë të rutinës. Jo vetëm në tetor, kujdesu për veten dhe parandalo kancerin e gjirit”, thekson Koçiu në postimin e saj.
Ministrja Koçiu është shprehur më herët, se gjatë muajit tetor janë realizuar “12 701 mamografive falas për depistimin e kancerit të gjirit. Kjo mundësi do të jetë e disponueshme çdo muaj, me një qark të dedikuar për mamografi pa nevojë për referim, për të siguruar akses të vazhdueshëm për gratë”.