Gjatë muajit janar mbi 100 vajza e gra realizuan kontrollin e mamografisë falas në Shkodër. Në muajin shkurt, mamogarfia falas do të ofrohet për gratë dhe vajzat e qarkut Lezhë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, përmes një postimi në rrjetet sociale theksoi rëndësinë e kontrolleve shëndetësore për shpëtimin e jetëve. Ajo njoftoi se gjatë këtij muaji, gratë dhe vajzat e qarkut të Lezhës mund të kryejnë mamografinë falas, pa pasur nevojë për sistem referimi, pranë Spitalit Rajonal.
Ministrja shtoi se gjatë muajit janar, në Spitalin Rajonal Shkodër u kryen mbi 100 mamografi falas, duke ofruar mundësinë për çdo grua të kryejë këtë kontroll të rëndësishëm pa asnjë kosto.
“Këtë muaj është qarku i Lezhës, ku gratë dhe vajzat mund të kryejnë mamografinë pa sistem referimi, pranë spitalit rajonal. Gjatë janarit, në Spitalin Rajonal Shkodër u kryen mbi 100 mamografi falas, pa referim, duke i dhënë mundësi çdo gruaje të bëjë kontrollin e nevojshëm”, thekson Koçiu.