Rrëqebujt, dhitë e egra, marmotat apo ujqërit janë kafshët e Alpeve që tani kanë një ”kujdestar” të ri.
Ai quhet ”MammAlps” dhe është një sistem i bazuar në Inteligjencën Artificiale që mund të mësojë të njohë sjelljet e tyre.
Ky aplikacion u zhvillua nga një grup studiuesish nga Instituti Federal Zviceran i Teknologjisë në Lozanë, Zvicër.
Studimi, mund të përfaqësojë një pikë kthese për monitorimin e jetës së egër dhe përpjekjet e ruajtjes, duke i bërë ato më të shpejta dhe me pak kosto.
Të kuptuarit se si sillen kafshët e egra kur askush nuk i shikon është thelbësore për t’i mbrojtur ato, por mbledhja e këtij informacioni ka qenë gjithmonë e vështirë.
”Tradicionalisht, ne mbështetemi në vëzhgimin e drejtpërdrejtë ose sensorët e bashkangjitur kafshëve, të cilët janë pushtues ose të kufizuar në fushëveprim, ose në kurthe kamerash, të cilat gjenerojnë sasi të mëdha pamjesh që janë të vështira për t’u analizuar. Këtu mund të ndihmojë IA, por ka një pengesë: këto sisteme së pari duhet të mësojnë përmes sasive të mëdha të të dhënave të etiketuara tashmë”, theksojnë studiuesit.