Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIMaltezos: BERZH, mbështetje projekteve në turizëm

Maltezos: BERZH, mbështetje projekteve në turizëm

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të vijojë të mbështesë financimin e investimeve në sektorin e turizmit, si një nga kontribuesit kryesorë në ekonominë e vendit. Kështu u shpreh sot George Maltezos, përfaqësues i BERZH-it, në ditën e dytë të Forumit Ndërkombëtar të Turizmit “FESTA” që po zhvillohet në Tiranë organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit. Maltezos tha se, BERZH është një bankë që ka në fokus mbështetjen e investimeve që kontribuojnë në ekonominë shqiptare. Në këtë kuadër vijoi ai, BERZH ka mbështetur gjerësisht shumë projekte të veprave publike dhe infrastrukturës që i kanë dhënë një impuls dhe nxitje sektorit të turizmit. “Shqipëria ka një karakteristikë themelore të natyrshme që mund ta lejojë të ketë sukses në një industri të vështirë si turizmi. Ky sektor është i rëndësishëm për vendin se jep një kontribut prej 20% në PBB dhe është i rëndësishëm edhe për punësimin. Për ne si një Bankë zhvillimore bëhet si një sektor me rëndësi dhe ne jemi përpjekur të shohim ndikimin që kanë dhënë investimet infrastrukturore në fuqizimin e turizmit në Shqipëri”, u shpreh Maltezos. “Ne mundësojë financim me grante nga fondi sovran që financohet nga BE dhe qeveria shqiptare dhe me ADF-në dhe FZHSH, jemi përpjekur në mbështetjen e projekteve që rrisin konkurrueshmërinë e turizmit dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, vuri në dukje përfaqësuesi i BERZH. “Sot jemi në një pikë kyçe për turizmin në Shqipëri dhe përveç investimeve në infrastrukturë dhe vepra publike ne do të sigurojmë financim për investime private në hoteleri dhe turizëm që lidhet me punësimin, qëndrueshmërinë e turizmit”, deklaroi në fjalën e tij Maltezos.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments