Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka biseduar me të dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me të cilin ka diskutuar për tema që kanë të bëjnë me situatat rajonale. Abazoviç ka thënë se Mali i Zi ofron mbështetje të plotë për të gjitha përpjekjet e administratës amerikane, të administratës evropiane, por gjithashtu ofron mbështetje për fqinjët dhe miqtë në rajon, që më në fund të arrihet një marrëveshje përfundimtare dhe të krijohen kushte që i gjithë Ballkani Perëndimor të hyjë në një të ardhme shumë më të mirë se sa që është tani. “Ne prekëm tema që kanë të bëjnë me situatat rajonale, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Mali i Zi ofron mbështetje të plotë për të gjitha përpjekjet e administratës amerikane, të administratës evropiane, por gjithashtu ofron mbështetje për fqinjët dhe miqtë tanë në rajon, që më në fund të arrihet një marrëveshje përfundimtare dhe të krijohen kushte që i gjithë Ballkani Perëndimor të hyjë në një të ardhme shumë më të mirë se ç’është tani. Ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë dhe të shtrijmë dorën për të gjithë ata që duan të punojnë për një axhendë të përbashkët të begatë evropiane. atsh