Ulja e temperaturave dhe reshjet e borës që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit kanë prekur edhe malësinë e Tiranës. Reshjet e dendura të borës kanë përfshirë me intensitet 5 qarqe të vendit, Kukës, Dibër, Korçë, Shkodër dhe zonat malore të Kurbinit. Ndërkohë të gjitha strukturat janë angazhuar në terren për të mbajtur të hapur për qarkullimin e mjeteve akset nacionale dhe ato rurale.