Saturday, April 12, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREMaks Velo, artisti i shumanshëm

Maks Velo, artisti i shumanshëm

Lindi në Paris piktori, studiuesi, arkitekti dhe shkrimtari Maks Velo. Fëmijërinë do ta kalonte në Korçë. Me të mbaruar gjimnazin, Maksi nisi studimet në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit, pranë Institutit Politeknik. Më pas u specializua për arkitekturë. Në vitin 1960 ka marrë pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë dhe më pas ka punuar pranë byrosë së projektimit të kryeqytetit. Vitet 78-79 ishin më të vështirët të jetës së tij, pasi u arrestua dhe u dënua me 10 vite burg. Ai ka vuajtur dënimin në burgje gjatë regjimit komunist dhe një pjesë e krijimtarisë së tij i është dedikuar dimensionit të lirisë në diktaturë. Gjatë viteve të fundit ka marrë pjesë gjallërisht në debatet për menaxhimin e hapësirës publike përmes artikujve publicistikë dhe aktiviteteve të tjera. Velo është autor i një sërë botimesh si “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Betonizimi i demokracisë”, “Hetimi”, “Spaçi”, “Jeta ime në figura”, “Klubi Karavasta” “Përkthyesi”, “Jetë paralele” etj. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell material mbi diskutimet në mbledhjen e organizatës së Lidhjes së Shkrimtarëve, ku flitet për Maks Velon.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ