Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEMakinat retro,në sheshin “Skënderbej”

Makinat retro,në sheshin “Skënderbej”

Atmosferë festive e vintage, muzikë dhe zhurma e makinave të vjetra iu rikthye Tiranës në këto ditë të fundit të prillit, ndërsa nostalgjikët kanë mbushur sheshin “Skënderbej” ku po ekspozohen mjetet historike. Makinat, një ndërthurje e bukur e traditës, bashkëkohores dhe të vjetrës, janë vizituar nga qytetarë të shumtë që fiksuan në telefonat e tyre fotografi para këtyre makinave. Sheshi “Skënderbej” dukej si një ekspozitë e hapur ku makinat historike të japin ndjesinë se po jeton në një tjetër periudhë kohe. Qytetarët e mbledhur në sheshin “Skënderbej” shprehën nostalgjinë dhe kuriozitetin e tyre për këto makina. Makinat retro kanë ngjallur nostalgjinë e më të vjetërve dhe kuriozitetin e më të rinjve. Eskpozimi i mjeteve retro u organizua ndërsa mbahet në Tiranë simpoziumi “Bashkëpunim dhe partneritet me Qeverinë dhe institucionet e tjera”, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) dhe RETRO Albania, në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Mjeteve Historike (FIVA). Përzgjedhja e Shqipërisë si vendi mikpritës në organizimin e këtij simpoziumi, vjen pak muaj pas anëtarësimit të shumëpritur të RETRO Albania në FIVA, në nëntor 2022.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments