Festimeve të Ditës së Verës në Elbasan iu shtohet edhe koleksioni i makinave historike. Dhjetëra mjete historike kanë zbritur në sheshin kryesor të qytetit, duke krijuar një atmosferë magjike dhe duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve të shumtë. Në këtë ambient të veçantë, nuk kishte si të mungonte punishtja e targave suvenir, ku qytetarët do të kenë mundësinë të personalizojnë targën e tyre. “Elbasan i bukur, Elbasan… plot ngjyra dhe emocion, falë Retro n’Mimoza. Ju mirëpresim për të përjetuar një fundjavë ndryshe, plot surpriza dhe kujtime të paharrueshme në Sheshin “Gensher”, Elbasan”, bën të ditur DPSHTRR.
Makinat historike ekspozohen në Elbasan, për Ditën e Verës
RELATED ARTICLES