Maji nis me shi/ Meteoalb: Të mërkurën fillojnë reshjet, në fundjavë përmirësohet moti

0
84

Prilli do të mbyllet me diell dhe temperatura rreth gjashtë gradë më të larta se normalja mujore ndërsa maji nis me rënie të vlerave të termometrit, vranësira dhe shi. Megjithëkëtë sipas sinoptikanes Lajda Porja nga shërbimi “Meteoalb” reshjet nuk do të jenë të pranishme gjatë të gjithë ditës. “Pritet që dhe e marta të mos sjellë shumë ndryshime, do të kemi herë pas here vranësira të lehta, por dielli mbetet mbizotërues dhe temperaturat do të mbeten 29 -30 gradë. Fillon ndryshimi të mërkurën që përkon dhe me hyrjen e majit. Futet maji me vranësira, si fillim do të ketë reshje në veri, gradualisht do të përfshijnë të gjithë vendin, duke bërë që e enjtja dhe e premtja përveç intervaleve të shkurtra me kthjellime do të ketë herë pa herë reshje dhe rrebeshe. Të enjte dhe të premte rënie të temperaturave, maksimalet nga 30 në 24- 25 gradë Celsius.Përmirësim gradual i motit pritet në fundjavë. “Nis në pjesën e dytë të së shtunës, e diela dhe e gjithë java tjetër duke rezervuar sërish ditë me diell dhe temperatura të larta.” Meteorologët thonë se gjatë pjesës së parë të majit nuk do të mungojnë reshjet ndërsa në të dytën do të ketë më shumë ditë me diell. “S’do të mungojnë herë pas here stuhitë tropikale. Do ti kemi të pranishme stuhitë e rërës se Saharasë”. Ndërkohë që në prill i përjetuam të tre stinët në maj parashikohet të përballemi me temperatura më të larta se mesatarja shumëvjeçare.