Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Mahsa Amini dhe gratë iraniane marrin çmimin ”Saharov”

 Mahsa Amini dhe gratë iraniane marrin çmimin ”Saharov”

Çmimin ”Saharov 2023” për lirinë e mendimit e mori sot Mahsa Amini dhe lëvizja iraniane e protestës ”Grua, jetë dhe liri”.

Njoftimin e vendimit për nderin më të lartë të Parlamenti Evropian për të Drejtat e Njeriut e bëri sot kryetarja e tij, Roberta Metsola, në një seancë plenare në Strasburg.

Mahsa Amini ishte një grua 22-vjeçare kurdo-iraniane, e cila u arrestua nga policia e moralit në Teheran, më 13 shtator për injorimin e ligjeve strikte për gratë iraniane për përdorimin e hixhabit.

Mahsa Amini vdiq në një spital të Teheranit, tre ditë më vonë pas abuzimit fizik që pësoi gjatë paraburgimit.

Vdekja e tij shkaktoi protesta masive, që u udhëhoqën nga gratë në Iran.

Me sloganin ”Grua, jetë dhe liri”, ato protestuan kundër ligjit të hixhabit dhe ligjeve të tjera diskriminuese.

Çmimi ”Saharov” për Lirinë e Mendimit është themeluar në 1988 për të nderuar individë dhe organizata të cilët mbrojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe përfshin një çmim në të holla prej 50 000 eurosh.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet më 13 dhjetor 2023 në Parlamentin Evropian në Strasburg.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ