Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVA“Made in Kosova”, Kurti: Do të tërhiqen investime të huaja

“Made in Kosova”, Kurti: Do të tërhiqen investime të huaja

Është lançuar platforma dhe këndi “Made in Kosova” që synon të ndërtojë një imazh ndërkombëtar të Kosovës përmes misioneve diplomatike dhe konsullore. Përmes të njëjtit pritet të tërhiqen investimet e huaja në Kosovë si dhe do tu mundësohet bizneseve vendore të hyjnë në tregje të reja ndërkombëtare. Kryeministri Albin Kurti tha se platforma “Made in Kosova” nuk është simbolike, por do të përmbajë informata të detajuara për dhjetë sektorët kyç të vendit, me shifra që do t’iu shërbejnë investitorëve potencial në Kosovë. Ndërkaq, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se përmes përhapjes së kësaj iniciative Kosova do të bëhet një aktor i rëndësishëm në skenën globale. Ajo tha se platforma MIK do të ofrojë informata rreth industrive kryesore të Kosovës, të bërit biznes në Kosovë, turizmit dhe eksportit. Në anën tjetër, lançimin e platformës “Made in Kosova” e mirëpriti edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments