Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMacron telefonon Zelenskyn

Macron telefonon Zelenskyn

Presidenti Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e Ukrainës, Volodymyr Zelensky ku në fokus ishte situata “shumë shqetësuese” rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia. Dy presidentët shprehën mbështetjen e tyre për punën e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Macron u interesua gjithashtu edhe për zhvillimet e konfliktit në terren dhe për nevojat e Ukrainës, ku Franca mund të ndihmojë. Lidhur me termocentralin Zaporizhzhia, Macron dhe Zelensky “ndajnë të njëjtën kërkesë për tërheqjen e forcave ruse nga zona për të garantuar sigurinë dhe sigurinë e centralit bërthamor.” Më 9 shtator Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) raportoi një “ndërprerje totale të energjisë” në qytetin ku ndodhet termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia, një situatë që “rrezikon sigurinë e operacioneve”https://lajme.rtsh.al/artikull/macron-telefonon-zelenskyn-forcat-ruse-te-terhiqen-nga-termocentrali-berthamor-zaporizhzhia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments