Presidenti francez, Emmanuel Macron i kërkoi homologut të tij rus, Vladimir Putin të kthehet në tryezën e bisedimeve, ndërkohë që premtoi dërgimin e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore në Ukrainë, pas bombardimeve të reja masive ruse. “Sot, së pari, Vladimir Putin duhet t’i japë fund kësaj lufte, të respektojë integritetin territorial të Ukrainës dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve”, tha Macron për stacionin publik francez ”France 2”. Macron, me gjithë kritikat, përfshirë edhe nga Ukraina, nuk e ka ndërprerë kurrë dialogun me Putinin, që nga pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt. Ai siguroi se do të vazhdojë të flasë me të kur të jetë e nevojshme. Presidenti përsëriti se përfundimisht do të jetë në dorën e ukrainasve të vendosin se kur do të plotësohen kushtet për negociata dhe se qëllimi i deklaruar ishte i qartë, një kthim në kufijtë e vitit 1991, përpara aneksimit të Krimesë në 2014, dhe atë të katër rajoneve, në fund të shtatorit nga Rusia. “Çështja është nëse këto qëllime lufte do të arrihen vetëm ushtarakisht”, pyeti ai. “Unë besoj se në një moment do të jetë në interesin e Ukrainës dhe Rusisë që të kthehen në tryezë dhe të negociojnë”, theksoi ai. “Stabiliteti i kontinentit tonë është punë e të gjithëve (…) Ne do të kemi rolin e garantuesit për të luajtur”, tha ai. Macron pranoi se këto negociata nuk do të zhvillohen “në javët e ardhshme” dhe se ishte e nevojshme të përgatiteshin ”për të kaluar dimrin në këtë kontekst lufte”.https://ata.gov.al/2022/10/13/france-macron-putin-te-kthehet-ne-tryezen-e-bisedimeve/
Macron: Putin të kthehet në tryezën e bisedimeve
RELATED ARTICLES