Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për njohjen e shtetësisë palestineze në një fjalim të mbajtur sot para Parlamentit britanik – duke theksuar se kjo ishte rruga e vetme drejt paqes.
Macron tha se armëpushimi ishte një çështje e një “urgjence absolute” dhe se një zgjidhje me dy shtete do të sillte siguri në rajon.
“Jemi të vetëdijshëm se një rrugëdalje politike është thelbësore dhe unë besoj në të ardhmen e zgjidhjes me dy shtete – si një bazë për arkitekturën rajonale të sigurisë – që do t’i mundësojë Izraelit të jetojë në paqe dhe siguri përkrah fqinjëve të tij”, tha presidenti francez.
“Por dua të jem i qartë, thirrja sot për një armëpushim në Gazë pa asnjë kusht, thjesht i tregon pjesës tjetër të botës – se për ne si evropianë – nuk ka standarde të dyfishta dhe, meqenëse jemi të lidhur me jetët njerëzore, meqenëse jemi të lidhur me integritetin territorial, duam armëpushim, pa diskutim”, theksoi ai.
“Dhe sot, të punojmë së bashku për të njohur shtetin e Palestinës dhe nisja e këtij momenti politik është e vetmja rrugë drejt paqes”, tha Macron.