Presidenti francez Emmanuel Macron është zotuar të furnizojë Ukrainën me më shumë armë, përfshirë raketa me rreze të gjatë veprimi për të shmangur avancimin rus. Duke pasur parasysh kundërsulmin e vazhdueshëm të Ukrainës, Macron deklaroi se kishte vendosur të rriste shpërndarjen e armëve dhe pajisjeve në mënyrë që ukrainasit të mund të kryenin sulme edhe nga një distancë më e madhe. “Ne kemi vendosur të dërgojmë raketa të reja që do të lejojnë Ukrainën të godasë më në thellësi”, shpjegoi Macron. Sipas Elysée, këto janë raketa të tipit ”Scalp – Storm Shadow”. BM e ka furnizuar Ukrainën me raketa ”Storm Shadow”. Për shkak të rrezes së tyre, këto do t’i lejonin forcat ukrainase të sulmonin shumë prapa vijës aktuale të frontit. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e quajti njoftimin e Macron një “vendim të gabuar” që do të kishte pasoja të dëmshme për palën ukrainase. atsh