Presidenti francez, Emmanuel Macron synon të përshpejtojë riindustrializimin e Francës duke zbuluar një strategji të re ”ad hoc”, pas disa muajsh protestash të pandërprera kundër reformës së pensioneve. ”Riindustrializimi është nëna e të gjitha betejave”, deklaroi presidenti në një intervistë për të përjavshmen ”Challeges” si për të hequr vëmendjen nga reforma e diskutueshme e pensioneve, e paraqitur në atë kohë nga ekzekutivi me të njëjtin term, pra ”nëna e të gjitha reformave”. ”Riindustrializim do të thotë krijimi i fuqisë blerëse, financimi i modelit tonë social, ndërtimi i një të ardhmeje për fëmijët tanë, tërheqja e inovacionit dhe e talentit në të gjithë sektorët dhe reduktimi i deficitit të tregtisë së jashtme. Dhe padyshim, ndalon tërheqjen e Francës në më shumë territore problematike”, thotë presidenti në intervistë. ”Nëse nuk e fitojmë betejën e riindustrializimit ne nuk do të mund të fitojmë betejën e punësimit të plotë, perspektivën e kthimit dhe projektet në vend duke forcuar sërish unitetin tonë kombëtar”, thekson Macron. Sot pasdite, gjatë pritjes në Elysee të botës industriale, Macron do të zbulojë linjat kryesore të projektligjit për industrinë e gjelbër dhe për ristartimin e saj. Nesër ai do të jetë në veri të vendit për të vizituar fabrikën ”Aluminium Dunkerque”, prodhuesi më i madh i aluminit në Evropë. Presidenti në kërkim të një rinisje synon gjithashtu formalizimin e investimeve të reja, përfshirë atë të ndërtuar në Francë nga grupi tajvanez ”ProLogium”, fabrika e katërt e baterive të automjeteve elektrike. Të hënën, në Kështjellën e Versajës, do të zhvillohet samiti ”Zgjidhni Francën” për të tërhequr investimet e huaja. atsh
Macron kërkon ri-industrializimin e Francës
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on