Presidenti francez Emmanuel Macron tha se do të “luftonte” për të siguruar që Emily – heroina e Netflix – të hapte serinë e re të serialit “Emily in Paris” – duke u kthyer në kryeqytetin francez nga qëndrimi i saj në Romë, sipas Reuters.

“Ne do të luftojmë fort. Dhe ne do t’u kërkojmë atyre të qëndrojnë në Paris! “Emily in Paris” në Romë nuk ka kuptim,” tha Macron në një intervistë për revistën “Variety”.

Emigrantja amerikane, Emily mungonte në sezonin e katërt të serialit – të luajtur nga aktorja Lily Collins – e cila duhej të transferohej nga Parisi në Romë për punë.

Suksesi i serialit, mori hov gjatë lockdown-it të COVID-19 në vitin 2020, ndërsa bashkëshortja e Macron, Brigitte, bëri një paraqitje të shkurtër në sezonin e fundit.

“Isha super krenar dhe ajo ishte shumë e lumtur që iu dha mundësia të shfaqej në këtë serial”, tha Macron.

“Unë mendoj se shërben për imazhin e Francës. “Emily në Paris” është një serial super pozitiv për sa i përket atraktivitetit për vendin”, shtoi ai.

Seriali ka fituar vëmendjen e fansave me versionin e tij të idealizuar dhe të romantizuar të jetës në Paris, i cili gjithashtu është kritikuar për ngjashmërinë me realitetin e jetës në kryeqytet – dhe për shmangien e zonave më të varfra të Parisit.