Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMacron angazhohet të flasë me Putin

Macron angazhohet të flasë me Putin

Frika se konflikti në Ukrainë do të kthehej në një luftë botërore mbushi Evropën, kur të dy palët shkëmbyen raketa ndësa presidenti francez bëri thirrje për paqe. “Ne nuk duam një luftë botërore”, shkroi presidenti francez Macron në Twitter. “Ne po ndihmojmë Ukrainën të rezistojë në tokën e saj, të mos sulmojë kurrë Rusinë. Vladimir Putin duhet ta ndalojë këtë luftë dhe të respektojë integritetin territorial të Ukrainës,” tha presidenti. Në një intervistë televizive një-orëshe me France 2 Macron tha se ”ishte gati të fliste me presidentin rus në çdo kohë”. “Sa herë që të jetë e nevojshme, unë do të flas me Vladimir Putin dhe në një moment, shpresoj sa më shpejt të jetë e mundur, të gjitha palët do të kthehen në një tryezë bisedimesh dhe do të ketë negociata paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë”, tha ai. Por kërkesa për paqe shpesh herë është mbytur nga një sërë sulmesh të reja.http://ata.gov.al/2022/10/13/fokus-macron-angazhohet-te-flase-me-putinin-ndersa-frika-e-luftes-ne-ukraine-rritet/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments