“Musée du Louvre” muzeu më i madh dhe një nga më të vizituarit në botë, strehon rreth 35 mijë vepra arti të ekspozuara në 72,735 metra katrorë hapësirë. Llogaritjet tregojnë se për t’i parë të gjitha, duke ndaluar vetëm 30 sekonda për secilën, një vizitorit do t’i duheshin 100 ditë të plota.
Koleksioni përfshin periudha dhe kultura të shumta – nga antikitete egjiptiane e greko-romake, tek mjeshtrit e Rilindjes dhe arti islamik. Edhe pse kryevepra si “Mona Liza”, “Winged Victory of Samothrace” dhe “The Raft of the Medusa” marrin vëmendjen më të madhe, ato përbëjnë vetëm “majën e ajsbergut”.
Piramida e famshme prej xhami, e projektuar nga arkitekti I. M. Pei, është sot një nga hyrjet më ikonike të ndonjë muzeu në botë. Vetëm në vitin 2025, Luvri ka regjistruar miliona vizitorë, duke mbetur destinacioni kryesor për artdashësit nga e gjithë bota.
Muzeu ka filluar si pallat mbretëror dhe është kthyer në një qendër të artit që jo vetëm ruan historinë, por e bën atë të prekshme për publikun, një labirinth i gjallë që çdo vit shton koleksione, ekspozita dhe kërkime të reja.





