Sulmuesi belg Romelu Lukaku është larguar nga Chelsea për t’iu bashkuar Romës së Italisë në një marrëveshje huazimi për një sezon deri më 30 qershor 2024. “Mirë se erdhe Romelu Lukaku. Klubi është i kënaqur të konfirmojë nënshkrimin e sulmuesit belg me famë botërore!”, thuhet në deklaratën e skuadrës italiane. Qendërsulmuesi Lukaku ka shënuar 280 gola në 589 ndeshje. Ai fitoi kampionatin belg me Anderlechtin, FA Cup dhe Kupën e Botës për Klube me Chelsean si dhe Scudetton, Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë me Interin. “Mirëpritja që kam marrë nga ky klub dhe tifozët e tij më ka emocionuar dhe më ka dhënë më shumë motivim për të dhënë gjithçka për ekipin tim të ri. Si oponent, ndjeva atmosferën e ‘Stadio Olimpico’ dhe ndjeva ngrohtësinë e romanistëve”, tha Lukaku. “Kohët e fundit kam patur mundësinë të flas me pronarët dhe më ka bërë përshtypje ambicia e tyre. Tani ne duhet të punojmë, të jemi të përulur dhe të rritemi lojë pas loje”, tha ai. Menaxheri i përgjithshëm i Romës, Tiago Pinto deklaroi se me ardhjen e Lakakut “ne fitojmë më shumë përvojë, profesionalizëm dhe përpjekje për të fituar”. Sulmuesi 30-vjeçar do të veshë fanellën me numrin 90 për “Giallorossët”.
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on