Kampionia europiane e atletikës, Luiza Gega është kampionia e garës 21 km në Maratonën e Tiranës duke thyer rekordin e mbajtur më parë nga vetë ajo, me kohën 70 minuta e 18 sekonda. Në një prononcim për mediet, Gega u shpreh se “sot garova në disiplinën 21 km, ndryshe gjysmë-maratonë. Theva rekord të ri kombëtar, rekordi mbahej po nga unë në fakt. E kam thyer këtë në Prill, pikërisht në kampionatin që mbahej këtu në Tiranë që mbahej me kohën 70 minuta e 58 sekonda, ndërkohë që koha e sotme ishte 70 minuta e 18 sekonda, përmirësova 40 sekonda në rekord”. “Ajo që më gëzon është se vazhdoj të jem në një performancë shumë të mirë. Trajneri kishte besim që mund t’ia dilja. U mundova fort gjer në fund edhe pse u lodh të them të drejtën, u lodha sepse kërkon një përgatitje shumë të madhe, qoftë 21, akoma më shumë edhe 42, kërkon një përgatitje më specifike, por shkoi mirë, organizimi ishte shumë mirë”, u shpreh Gega. Gega vlerësoi rëndësinë e këtij eventi dhe u shpreh e lumtur që edhe Tirana më në fund ka maratonën e saj si kryeqytetet e tjera të botës.https://ata.gov.al/2022/10/23/luiza-gega-ne-maratonen-e-tiranes-kampione-ne-21-km/