Luigj Gurakuqi, figurë qendrore e lëvizjes sonë atdhetare

0
47

Muzeu Historik Kombëtar përkujton sot, në 98-vjetorin e ndarjes nga jeta, Luigj Gurakuqin. Luigj Gurakuqi lindi në vitin 1879 dhe u vra më 2 mars 1925 në Bari të Italisë. Ai kreu Kolegjin e “Shën Adrianit” në fshatin arbëresh të Shën Mitrit në Itali. Studioi për mjekësi e biologji në Universitetin e Napolit. Gurakuqi ka një veprimtari të pasur letrare, publicistike, kombëtare dhe politike. Veprimtaria e tij filloi me poezi lirike dhe përkthime në gjuhën shqipe. Vijoi me botimin e teksteve të abetares në dy dialektet e shqipes. Shkroi artikuj në organet e shtypit shqiptar. Në vitin 1908 mori pjesë si nënkryetar i komisionit për njësimin e alfabetit në Kongresin e Manastirit. Është hartuesi i parë i veprës “Metrika Shqip”. Më 1911 ishte një prej hartuesve të Memorandumit të Greçës gjatë kryengritjes së malësorëve të Mbishkodrës të vitit 1911. Në vitin 1912 mori pjesë në mbledhjen e Bukureshtit. Ishte në Kuvendin e Vlorës për Shpalljen e Pavarësisë dhe u caktua ministër i Arsimit nga Ismail Qemali. Në vitin 1916 u caktua Drejtor i Përgjithshëm i Arsimit dhe anëtar i Komsisë Letrare në Shkodër. Në vitin 1918 mori pjesë në Kongresin e Durrësit dhe u zgjodh ministër i Arsimit dhe anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në vitet 1921-1924 ishte deputet në Këshillin Kombëtar. Luigj Gurakuqi u përfshi në Lëvizjen e Qershorit të vitit 1924 dhe u zgjodh ministër i Financave në qeverinë e Fan Nolit. atsh