Projekti i inicuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me donatorët, nisi si një ide fituese në kuadër të TIP Shkodra 2023, dhe tashmë është kthyer në një realitet që pritet të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në zonë.

Nën hijen e blinëve dhe gështenjave, mes aromës së trumzës së egër dhe tingujve të natyrës, vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë pushime të qeta, aktivitete në natyrë dhe eksperienca autentike lokale.

Programi për Zhvillimin e Qendrueshëm Rural, ndau në rrjete sociale pamje të kampingut ku “Luginës e Kirit” premton të jetë një destinacion ideal për kampistë, alpinistë, artistë, dhe çdo dashamirës të natyrës dhe kulturës veriore shqiptare.

Projekti është mbështetur nga MTM, Giz Albania, Ambasada Britanike në Tiranë, Ambasada e Zvicrës në Shqipëri dhe EU4Innovation.