Lumi i Gashit në Tropojë dhe Rrajca në Përrenjas me pyjet e vjetër të ahut prej disa vitesh janë përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Shqipëria është e bekuar me natyrë të mrekullueshme. Pasuritë natyrore jo vetëm janë ruajtur dhe zhvilluar, por janë bërë edhe pjesë e trashëgimisë natyrore të botës. Viti i Pyjeve është shpallur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Qeveria e Shqipërisë si një vit me fushata pyllëzimi, por edhe edukimi dhe ndërgjegjësimi për qytetarët. Më herët, viti 2022 iu dedikua pastrimit dhe mjedisit, ndërsa viti 2023 ishte viti dedikuar Vjosës, me krijimin e Parkut Kombëtar të lumit të fundit të egër në Europë.
Lugina e Gashit dhe Rrajca pasuri të rralla pyjore
RELATED ARTICLES